Varhelyi:BE, gati celjen e negociatave me Tiranen dhe Shkupin |Lajme-News

2020-05-12 0

Bashkimi Europian është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë e pohon Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheji, i cili në një intervistë për Deutsche Welle para nisjes së samitit të Zagrebit, pranon se unioni ua ka përmbushur kushtet vendeve skeptike si Franca dhe tashmë ato nuk kanë asnjë arsye për të kundërshtuar vazhdimin e procesit.

?BE është gati. Në mars pati një përkushtim të qartë, kur të gjithë miratuan fillimin e negociatave. Jam shumë optimist, se do ta bëjmë këtë. Mendoj, se këto gjëra janë pjesë e kulturës europiane të negociimit, që herë pas here ka si hapa mbrapa edhe progres. Por në fund vlen rezultati. Nëse i shikoni arritjet e këtij Komisioni Europian, atëherë do të dalloni, që ne e kemi vënë Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin sërish në axhendën e ditës. Krerët në BE do të merren me këtë, madje në mesin e krizës së Coronës. Mendoj, se ky është një konfirmim i qartë nga ana e BE?.

Varheji shprehet se me krizën e koronavirusit është shumë e vështirë për të përcaktuar një datë për fillimin e negociatave. Por ai garanton se BE po punon për përgatitjen e raportit vjetor të zgjerimit ku pritet të bëhet një propozim konkret.

?Besoj, se pandemia e ka përforcuar angazhimin tonë për Ballkanin Perëndimor. Nëse shikoni, se çfarë po bëjmë aty, e kuptoni që kemi nisur ndihmë konkrete në të gjashtë shtetet. Kemi kërkuar që nga dita e parë kontakt për të ndihmuar në këtë krizë?.

Varheji flet edhe për rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Europian, ku si kushtin më të rëndësishëm rendit normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange